Insajderi
Lajme

Sot mbyllet rruga Prishtinë-Pejë

Insajderi
12 December 2024 - 08:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot mbyllet rruga Prishtinë-Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot nga ora 15:00 do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka treguar arsyen e mbylljes së kësaj rruge.

“Më 12.12.2024 (E enjte), në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës”.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark