Dalja e djeshme para gjykatës e 35 policëve të arrestuar, ka zgjatur deri në mesnatë. Kështu ka thënë avokati i njërit prej policëve të dyshuar në këtë rast.
Ndërkaq, vendimi për masën e sigurisë ndaj tyre pritet të merret sot prej orës 16:00.
“Në orën 16:00 merret vendimi i gjykatës lidhur me caktimin apo jo të paraburgimit të 35 policëve”, ka thënë për Insajderin Musa Damati, avokat i njërit prej të akuzuarve.
Këta zyrtarë policorë dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti./Insajderi.com