Insajderi
Lajme

Sot mot me diell e vranësira, priten reshje shiu dhe rrufe

Insajderi
18 August 2026 - 09:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot mot me diell e vranësira, priten reshje shiu dhe rrufe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që dita e sotme të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira.

Gjatë ditës, në zona të caktuara, vranësirat mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, pritet edhe rritje e përkohshme e shpejtësisë së erës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 28°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–9 m/s, ndërsa gjatë dukurive konvektive mund të forcohet përkohësisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark