×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Graçanicë protestohet për siguri

    Insajderi
    04 November 2016 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e komunës së Graçanicës kanë paralajmëruar për sot një protestë.

    Në thirrjen për protestë thuhet se arsye për këtë tubim është situata e keqe e sigurisë në territorin e kësaj komune.

    ” Pas aktiviteteve më të shpeshta kriminale në komunën e Graçanicës”, e cila kulmoi në një sulm mbi 85 vjeçarin Vojisllav Popoviq dhe mbesën e tij”, shkruan në njoftim.

    Në thirrjen për protestë, megjithatë, nuk është specifikuar, se kush janë organizatorët e saj, por ajo është raportuar në polici.

    “Kemi marrë një kërkesë. Policia do të sigurojë protestën, por nuk ka nevojë për të ndaluar trafikun”, ka thënë komandanti i stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, shkruan Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark