Insajderi
Lajme

Sot në orën 20:30 seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit; këta janë dy kandidatë

Insajderi
27 April 2026 - 20:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot në orën 20:30 seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit; këta janë dy kandidatë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën zyrtare për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Albulena Haxhiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se seanca do të nisë sonte në orën 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese, janë bërë të ditur edhe emrat e dy kandidatëve që do të jenë në garë për postin e të parit të shtetit.

“Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”, shkroi Haxhiu.

Përmes njoftimit të saj, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim, që të jenë të pranishëm në sallë për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj institucioneve dhe Kushtetutës.

“I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark