Sot nisë gjykimi për të akuzuarit në rastin “Stentat” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nisë gjykimi për të akuzuarit në rastin “Stentat”

    Insajderi
    21 October 2016 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet të nis gjykimi  ndaj 64 të akuzuarve për rastin e njohur si “Stentat”.

    Në mesin e të akuzuarve janë ish-ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, dhe 4 persona juridik.

    Të akuzuarit në fjalë do të kenë mundësi që në seancën e shqyrtimit fillestar, në prani të gjyqtares së rastit, Shadije Gërguri, të deklarohen rreth pranimit apo mospranimit të fajësisë për veprat me të cilat ngarkohen, njofton “Betimi për Drejtësi”.

    Prokuroria e Shtetit më 15 qershor të këtij viti kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani,  sekretarit të përgjithshëm të MSh, Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “Shmangia nga tatimi “.

    Në ketë çështje penale hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizik dhe 4 personave juridik.  Mirëpo për 56 persona fizik nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark