×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot një javë aksion për pastrimin e deponisë ilegale pranë stadiumit “Fadil Vokrri”

    Insajderi
    15 April 2024 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata “Let’s Do It- Ta pastrojmë Kosovën”, bashkë me KRM “Pastrimi”, Jubpol Kosova dhe SHFMU “Qamil Batalli” në Prishtinë” do të organizojë aksion për pastrimin e Prishtinës më 22 prill.

    Sipas njoftimit, pritet të pastrohet depoja ilegale e mbeturinave në afërsi të satdiumit “Fadil Vokrri”.

    “Përshkrimi i Aksionit:

    •Data: 22 Prill

    •Vendi: Depoja ilegale e mbeturinave në afërsi të Stadiumit “Fadil Vokrri”, rruga hapësirat përreth rugës Tirana dhe Selami Plakolli.

    •Orari: Fillon në orën 10:00 të mëngjesit

    •Pjesëmarrësit: Vullnetarë, punëtorë të KRM Pastrimi, nxënës të  shkollave dhe dashamirës të mjedisit.

    •Pajisjet logjistike: Të gjitha pajisjet logjistike dhe transporti janë të siguruara”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    “Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët dhe vullnetarët do të angazhohen në pastrimin deponisë ilegale të mbeturinave në afërsi të Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe në hapësirat përreth rrugës Tirana dhe Selami Plakolli. Me një fokus të veçantë në pastrimin e këtyre zonave, ne synojmë të ndërtojmë një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë komunitetin tonë”, thuhet në njoftim.

    “Qëllimi kryesor i këtij aksioni është të sensibilizojmë komunitetin rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit tonë, si dhe të ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante për një angazhim më të madh dhe të përhershëm për permiresimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë. Ka nevojë urgjente për një veprim të qëndrueshëm dhe të koordinuar për të adresuar sfidat mjedisore që përballon vendi ynë”.

    “Në të njëjtën kohë, për të inkurajuar pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në këtë ditë të veçantë, i ftojmë të organizohen dhe të zhvillojnë aktivitete të ngjashme për pastrimin e mjedisit edhe në lokacione të tjera në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark