Labinot Maliqi, imam i xhamisë, ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 12:30, në ambientet e xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, do të organizohet shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike për kategori të ndryshme të familjeve në nevojë.
“Ndihma është e destinuar për familjet që kanë fëmijë me Sindromën Down, fëmijë në spektrin e autizmit, familje me invalidë të luftës dhe veteranë të UÇK-së, si dhe për familje me persona shurdhër-memecë, të verbër, me aftësi të kufizuara dhe kategori të tjera me gjendje të rënduar sociale. Ky donacion humanitar është siguruar nga Xhamia Shqiptare në Sydney të Australisë, si shprehje solidariteti dhe përkrahjeje për familjet në nevojë në Kosovë”, tha ai.