Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar se sot do të bëhet pagesa e pensioneve të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një kumtese të dhënë nga rrjeti social Facebook, Abrashi ka thënë se gjatë ditës së sotme do të bëhet pagesa e pensioneve të veteranëve të luftës.
Ai ka thënë se pagesa e pensioneve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bërë e mundur pas kursimeve në para që ka bërë ministria që ai drejton.
“Pas kursimeve që i kemi bërë, mundësive për kursime të mëtejshme në disa kategori si dhe konsultimeve me Ministrinë e Financave, ju njoftojmë se sot bëhet pagesa e pensioneve të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Abrashi. /Insajderi.com