Insajderi
Lajme

Sot pas mesnate bie B2-shi në KEK, ja arsyeja

Insajderi
23 October 2026 - 11:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot pas mesnate bie B2-shi në KEK, ja arsyeja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC “Kosova B” do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.

Sipas njoftimit për media, ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit.

Më tutje thuhet se ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar rregullimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

Ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark