Komuna e Prishtinës njofton se sot në ora 15:00 do të përfundoj afati i dorëzimit të aplikacioneve për banesa sociale.
Sipas njoftimit të komunës, përgatitet raportin për Komisionin Vlerësues në të cilin pasqyron të gjitha të dhënat rreth procesit ndërkaq me 20 dhjetor, ky komisioni fillon me vlerësimit e gjendjes së banimit të familjeve përmes dokumentacioneve.
Bëhet e ditur se brenda 30 ditësh, do të bëhet edhe verifikimi i gjendjes reale në terren.
“Gjatë gjithë procesit do të vazhdojmë të bëjmë thirrje publike që sa më shumë vëzhgues të jenë prezent, në mënyrë që të garantohet transparenca e procesit të vlerësimit. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, do të publikohen rezultatet e komisionit sipas sistemit të pikëzimit dhe secili qytetar do të jetë në gjendje të shikoj vlerësimin që është bërë me arsyetimin përkatës”, thuhet në njoftimin e komunës. /Insajderi.com