Sot pritet të certifikohen deputetët e rinj të AAK-Nisma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot pritet të certifikohen deputetët e rinj të AAK-Nisma

    Insajderi
    14 April 2025 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme pritet të ndodhë regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.

    Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tri nga Nisma Socialdemokrate.

    Regjistrimi pritet të ndodhë duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

    Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark