Insajderi
Lajme

Sot protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, paralajmërohet përshkallëzim

Insajderi
19 April 2025 - 08:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, paralajmërohet përshkallëzim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot prej orës 12.00 në Prishtinë do të mbahet edhe protesta e radhës e Iniciativës “Asnjë cent ma shumë” për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe vjen pas vendimit të ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16,1%.

Përfaqësuesi i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, Besnik Shabiu ka deklaruar se protesta do të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të cilin e ka cilësuar si “të padrejtë dhe jo legjitim”.

“Për qytetarët është me rëndësi me ditë që aktiviteti ynë nuk ka ndalu për asnjë moment. Ne do ta vazhdojmë deri kur të pezullohet vendimi për shtrenjtimin në mënyrë krejtësisht jo legjitime nga ZRRE, i cili më nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të jemi të zëshëm ku bashkë me qytetarët do të fitojmë këtë proces. Nesër në orën 12:00 e kemi protestën e ardhës. Zëri i qytetarëve është mirë mos të ndaloj në asnjë moment”, tha ai.

Ai shtoi se nëse nuk ka reflektim, do të detyrohen ta masivizojmë protestën.

“Masivizim do të thotë edhe përshkallëzim. Nuk jemi të lumtur që të japim këto lloj mesazhe. Nëse do të ketë nevojë ne do të bllokojmë edhe rrugët, institucionet që zëri të dëgjohet edhe më tutje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark