Sot protestohet para ambasadës franceze kundër ndalimit të Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protestohet para ambasadës franceze kundër ndalimit të Haradinajt

    Insajderi
    06 January 2017 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot duke filluar nga ora 13:00, te Newborn në Prishtinë fillon marshi protestues kundër ndalimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Organizatorët kanë paralajmëruar se marshi do të jetë paqësor dhe kanë ftuar qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës për të shprehur indinjatën kundër ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të Serbisë.

    Ftesës së AAK-së për marsh, i janë përgjigjur edhe anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    Haradinaj është ndaluar të mërkuren nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, prokuroria e këtij shteti ka njoftuar se do ta mbajë në paraburgim deri në arritjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga Serbia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark