Insajderi
Lajme

Sot seanca e 30-të me radhë

Insajderi
11 June 2025 - 08:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot seanca e 30-të me radhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetët do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 30-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari të hënën vijuan punimet e seancës konstituive të Kuvendit, me pikën e mbetur të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. 

Kryesuesi Dehari kërkoi sërish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Nga subjektet e lartpërmendura nuk u deklarua askush./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark