Insajderi
Biznes

Sot shënohet Dita Tradicionale e Mollës

Insajderi
23 September 2019 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata “Pema Kovrage” në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendit Komunal të Istogut organizon ditën tradicionale të vjeljes se mollës në fshatin Kovragë të Komunës së Istogut.

Kjo është një ditë e rëndësishme për fermerët, pasi që e njëjta shënon rritjet e punës së tyre dhe rezultatet që i kanë arritur ata me mundin e tyre si fermerë.

Përmes përkrahjes së projekteve në sektorin e pemëtarisë, tashmë prodhuesit kanë arritur që të lehtësojnë punën e tyre duke u mundësuar edhe rritjen e sipërfaqeve të mbjella me mollë.

Sipas të dhënave zyrtare, në gjithë territorin e Kosovës, sektori i pemëve përfshin një sipërfaqe prej 8785 hektarë, ndërsa vetëm me kulturën e mollës janë të mbjellë 2076 hektarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark