Sot, sy e vesh kah Haki Abazi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sot, sy e vesh kah Haki Abazi

    Insajderi
    16 February 2023 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Populli i Kosovës aktualisht i ka drejtuar sytë e veshët kah deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

    Sot, në orën 10:00 deputeti Abazi do të mbaj një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    Përveç deklarimit për urdhër shkarkimin ndaj tij, Abazi paralajmëroi se në këtë konferencë do të flas edhe për disa audio/video inçizime, që sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë me urdhërin e dhënë për shkarkimin e tij.

    Dje ishte “popular now”

    Nëse kërkoni Haki Abazin në Facebook, poshtë emrit të tij do të paraqitet fjala angleze ‘popular now’ që në shqip nënkupton se është ndër personat më të kërkuar për momentin në këtë rrjet social.

    Siç duket, qytetarët e vendit janë bërë shumë kureshtarë për raportimet e fundit në media, ku tashmë dihet se kryeministri Albin Kurti ka urdhëruar që Abazi të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark