Sot varroset 23-vjeçari nga Mitrovica që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset 23-vjeçari nga Mitrovica që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjermani

    Insajderi
    15 September 2021 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Florent Zhilivodës, 23-vjeçarit nga Mitrovica, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, të dielën në Gjermani.

    Varrimi i tij do bëhet sot, nga ora 16:00, në varrezat e Shipolit.

    Mediat në Gjermani shkruajnë se 23-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij për arsye ende të panjohura dhe u përplas me barrierën qendrore.

    23-vjeçari u hodh nga vetura. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.

    Në veturë me të ishte edhe një person tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark