Sot varroset 26 vjeçarja që vdiq pasi ra nga një objekt në Lakrishtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset 26 vjeçarja që vdiq pasi ra nga një objekt në Lakrishtë

    Insajderi
    12 April 2025 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xheneta Ejupi, e cila ka ndërruar jetë pasi ra nga kati i shtatë i një objekti në Lakrishtë, do të varroset sot.

    Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e fshatit Sekiraçë në ora 18:00.

    Policia, sot ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh, se e njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje, shkruan Insajderi.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person.

    Në media po raportohet se i arrestuari ishte në lidhje me viktimën.

    “Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

    Sipas, Sinjalit i arrestuar në lidhje është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri.

    Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në banesën ku jetonte në Lakrishtë të Prishtinës.

    Viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i shtatë, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark