Ishte në lidhje me viktimën, ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se e shtyu për vetëvrasje 26-vjeçaren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte në lidhje me viktimën, ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se e shtyu për vetëvrasje 26-vjeçaren

    Insajderi
    12 April 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 26 vjeçare, ka vdekur dje pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Policia, sot ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh, se e njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje, shkruan Insajderi.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person.

    Në media po raportohet se i arrestuari ishte në lidhje me viktimën.

    “Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

    Sipas, Sinjalit i arrestuar në lidhje është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri.

    Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në banesën ku jetonte në Lakrishtë të Prishtinës.

    Viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i shtatë, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark