×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sot varroset arsimtarja që u vra me sëpatë nga burri i saj

    Insajderi
    26 November 2022 - 13:03

    Arsimtarja Sadije Miftari-Godeni, e vrarë nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, pritet të varroset të shtunën në ora 14:00, ka njoftuar shkolla ku e ndjera ishte mësimdhënëse.

    Sipas njoftimit të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë, e ndjera do të varroset në varrezat e qytetit në Arbëri.

    “Njoftim”

    Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni behet sot ne ora 14:00 ne varrezat e qytetit ne Dragodan.

    U prehtë ne paqe!”, thuhet në njoftim.

    Sadije Miftari-Godeni u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë së Kosovës ishte qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar 70 vjeçar.

    Të njëjtit iu ka caktuar masa e paraburgimit derisa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark