Sot vazhdon takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sot vazhdon takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë

    Insajderi
    04 November 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është dita e dytë e takimit të nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, i cili mbahet në Kuvendin e Kosovës

    Punimet do të fillojnë në orën 8:30 ndërsa temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe bashkëpunimi rajonal.

    Draft agjenda:

    E premte, 4 nëntor 2022

    08.30 -11.00 Sesioni i dytë i punës i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë

    9. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit; bashkëpunimi rajonal

    10. Miratimi i rekomandimeve

    11. Çështje të tjera

    12. Data dhe vendi i mbledhjes së radhës të KPSA-së

    Ndërsa dje në ditën e parë të këtij takimi, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

    Nga Bashkimi Evropian u theksua përmbushja e kritereve për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa nga Qeveria e Kosovës thanë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS është i padrejtë, jo-fer dhe i paarsyeshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark