×
  • Sport
  • Sport

    Sot zhvillohen dy derbi në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    06 April 2016 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën vazhdon java e 24 e Superligës së Kosovës në futboll, ku priten së paku dy takime interesante.

    Ndeshja kryesore e kësaj jave zhvillohet në Gjilan, ku Drita pret Ferronikelin në stadiumin e qytetit “Selami Osmani Bezi”.

    Drita kërkon fitoren që të ik՞nga zona e barazhit, ndërsa Ferronikeli udhëton në Gjilan me qëllim tre pikshin, për të mos hupur hap në luftën për titull.

    Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo në kryeqytet, ku Prishtina pret skuadrën e Llapit.

    Bardh e kaltrit nga kryeqyteti do të tentojnë të sigurojnë tre pikët e radhës, pas dy fitoreve të fundit.

    Në këtë mnyrë, Prishtina synon t’i largohet zonës barazhit ndërsa skuadra e karizmatikut Tahir Batatina, kërkon fitore që vazhdojë garën për titull.

    Ndeshje tjera të kësaj jave janë: Trepça pret Drenicën në Riza Lushta,  Istogu pret Besën, dirsa lideri aktual Hajvalia i shkon skuadrës së Lirisë në Prizren. Të ejten në qytetin e Vushtrrisë, në  stadionin “Ferki Aliu”, Vushtrria pret Kf Gjilanin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark