Insajderi
Sport

Sot zhvillohen dy super përballje në Ligën e Kampionëve

Insajderi
17 April 2024 - 09:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot zhvillohen dy super përballje në Ligën e Kampionëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje kthyese në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas kualifikimit të Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në gjysmëfinale, sot do të mësohen edhe dy skuadra tjera te kësaj faze.

Në ndeshjen e parë, Manchester Cityt e pret Real Madridin në “Etihad Stadium” dhe synon kualifikimin pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë.

Në përballjen tjetër, Bayern Munichu është nikoqir i Arsenalit në “Allianz Arena” dhe gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë u mbyll baras 2-2.

Të dyja ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark