×
  • Lajme
  • Insajderi

    Spahiu: Jusuf Thaçi s’bën për ministër të Arsimit, atë duhet me shti në burg

    Insajderi
    29 August 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Nexhmedin Spahiu shprehet i habitur se si Vetëvendosja si parti që ka marrë 50% të votave, ka ministra, siç u shpreh ai, kaq të dobët. Ai tha se kjo parti ka shumë kuadro ndër aktvistë të saj – prandaj siç tha ai – ‘do të duhej të gjendeshin emra të përgatitur për dikastere si arsimi’.

    Derisa në emisionin e debatit të Kanal 10, panelistë tjetë përmendën emrin e Jusuf Thaçit si një emër, Spahiu kundërshton kështu:

    “Po cfarë Jusuf Thaçi allahile, ai nuk e pranon shtetin e Kosovës, atë duhet me shti në burg”.

    Kjo deklaratë e Spahiut kaloi me të qeshura në studio dhe pak replika kundërshtuese ndaj këtij konstatimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark