×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Spanja bëhet i pari shtet në Europë që i jep pushime grave gjatë ciklit menstrual

    Insajderi
    05 June 2023 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ligji i Spanjës për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili përfshin të drejtën e grave për pushim mjekësor menstrual, ka hyrë në fuqi.

    Projektligji u miratua nga parlamenti në shkurt. Ministrja e Barazisë, Irene Montero tha në atë kohë se ishte “një ditë historike për promovimin e të drejtave të grave”. Që atëherë, disa amendamente janë miratuar për të lehtësuar aksesin ndaj abortit dhe ndryshimit të gjinisë.

    Pushimi mjekësor menstrual nuk është një praktikë e zakonshme. Në Tajvan, gratë mund të qëndrojnë në shtëpi vetëm tre ditë në vit dhe më pas marrin 50 për qind të pagës së tyre. Në Korenë e Jugut, punëdhënësit duhet t’u japin grave një ditë pushim në muaj nëse ato e kërkojnë, por ligji nuk ka të drejtë pagese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark