×
  • Sport
  • Euro 2020

    Spanja kalon në çerekfinale të “Euro 2020” – Kroacia me superparaqitje

    Insajderi
    28 June 2021 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër se nuk u dorëzuan deri në fund, kroatët nuk arritën ta mposhtin “Stuhinë e Kuqe”, shkruan Insporti.

    Takimi që solli shumë spektakël përfundoi me rezultat 3:5 në të mirë të spanjollëve.

    Serinë e golave për Spanjën e nisi portieri, Unai Simon, i cili i pavëmendshëm nuk ndali topin e kthyer nga mesfushori Pedri, duke shënuar autogol.https://video.gjirafa.com/embed/insporti/halng3x-mp4?autoplay=true&am=true

    Teksa, kur po zhvilloheshin pesë minutat e fundit të pjesës së parë, Spanja arriti ta barazojë rezultatin për 1-1, me golin e Sarabias, kjo pas një aksioni të gjatë dhe insistues.

    https://video.gjirafa.com/embed/insporti/pw4bb154mn4uzvbh-mp4?autoplay=true&am=true

    Në pjesën e dytë, Spanja përmbysi rezultatin për 1-2 me golin të cilin e shënoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Cesar Azpilicueta.https://video.gjirafa.com/embed/insporti/kk4oqp8j7nju-o7-mp4?autoplay=true&am=true

    Për ta thelluar rezultatin e spanjollëve në 1:3 u përkujdes 21 vjeçari i Manchester Cityt, Torres, i cili për Spanjën ka 15 paraqitje, dhe plot 5 gola të shënuara.

    https://video.gjirafa.com/embed/insporti/hek8gsm-mp4?autoplay=true&am=true

    Minutat e shtesë arritë të jenë fatlume për Kroacinë, pasi ballkanasit arritën ta përmbysin avantazhin e Spanjës, nga 1 – 3 në 3-3.https://video.gjirafa.com/embed/insporti/ibz9pzaak7ofkts6-mp4?autoplay=true&am=true

    Për 2:3 shënoi Mislav Orsic, kurse golin për 3:3 në minutën 90+3 e shënoi mesfushori i Atalantës, Mario Pasalic.

    Megjithatë, në vazhdime, Spanja arriti të shënonte dy gola që e dërguan në çerekfinale.

    Për 3-4 shënoi Alvaro Morata, ndërsa për 3 -5 shënoi mesfushori i Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal.

    Ndryshe, Kroacia arriti deri në këtë fazë pasi e mbyllin Grupin D në vendin e dytë me katër pikë të grumbulluara.

    Spanja ishte në Grupin E ku përfundoi në vendin e dytë me pesë pikë të grumbulluara, ku në çerekfinale e pret fituesi i takimit Francë – Zvicër ./ Insporti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark