Spanja zhdukë gjurmët e komunizmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Spanja zhdukë gjurmët e komunizmit

    Insajderi
    15 February 2016 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja po tejkalon veten më shumë se çdo herë tjetër në fshirjen e kujtimit të gjeneralit Francisko Franko, diktatorit që drejtoi vendin nga vitet 1930 deri në vitin 1975, pas dy zgjedhjeve të vitit të kaluar që ri formatuan hartën politike. Dhe kryeqyteti Madridi qëndron në krye të përpjekjes.

    Vetëm pak vite më parë, do të ishte qenë e pa mendueshme që një anarkist të mund të nderohej duke i dhënë emrin një rruge në kryeqytetin spanjoll. Por, dy javë më parë këshilli bashkiak i Madridit ra dakord në mënyrë unanime të emërtojë një rrugë në nder të njeriut të njohur si Engjëlli i Kuq, Melchor Rodriguez Garcia.

    Ende nuk është vendosur se cila rrugë do të mbajë emrin e Rodriguez, mirëpo do të jetë një nga rrugët që mban aktualisht shoqërizim të emrit me periudhën e diktatorit Franko. Mes alternativave nuk përjashtohet as sheshi Caudillo, i quajtur kështu në nder të vetë  “shefit” dhe gjeneralëve të tjerë famëkeq të Frankos.

    Një total prej 35 rrugësh do të ndryshojnë emrat deri në fund të vitit të ardhshëm për t’i dhënë qytetit një fytyrë më “pluraliste, demokratike dhe të ndryshuar”. Emrat zëvendësues do të përfshijnë më shumë gra – pasi ato janë zëre të padukshme në hartën e rrugëve të qytetit – si dhe viktima të terrorit.

    Pas ardhjes në pushtet në zgjedhjet e vitit 1936 të majtistëve të Frontit Popullor, Franko dhe gjeneralë të tjera realizuan një grusht shteti që nxiti luftën civile trevjeçare spanjolle.

    Me mbështetjen e nazistëve gjermanë dhe Italisë së Musolinit, Franko fitoi luftën në vitin 1939 dhe vendosi diktaturën, duke e shpallur veten kreun e shtetit – “El Caudillo”. Franko e mbajti pushtetin deri sa ndërroi jetë në vitin 1975, vit pas të cilit Spanja kaloi tranzicionin drejt demokracisë.

    Ndasitë bardh e zi të luftës civile kanë qenë të pranishme në jetën spanolle, por deri më tani politikanët kanë bërë shumë pak për të sfiduar paktin e pashkruar të Harresës, të dakordësuar nga dy partitë kryesore – partia Popullore në të djathtë dhe partia Socialiste në të majtë – të cilat kanë qeverisur vendin që nga rikthimi i demokracisë.

    Njerëzit pothuajse nuk e përmendin luftën. Është e zakonshme për spanjollët të ulin zërin kur përmendet Franko në publik. Dhe ndërsa rrugët që mbanin emrin e Frankos janë riemërtuar dhe statujat publike të tij janë larguar nga rrugët, xhelatët e tij shpesh kanë vijuar të nderohen.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark