Spanjë, Gjykata e Madridit bllokon referendumin katalanas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Spanjë, Gjykata e Madridit bllokon referendumin katalanas

    Insajderi
    14 December 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese në Spanjë ka pezulluar në formë parandalimi rezolutat e miratuara në tetor nga parlamenti rajonal i Barcelonës, për mbajtjen në vitin 2017 të një referendumi mbi pavarësinë e Katalonjës.

    Sipas edicionit online të gazetës “El Pais”, ky vendim ka qenë një paralajmërim për presidentin katalanas Carles Puigdemont dhe kryetaren e Parlamentit, Carme Forcadell për pasoja të mundshme, edhe penale, nëse nuk respektojnë urdhërin e pezullimit.

    Gjykata i ka dhënë 20 ditë kohë qeverisë dhe parlamentit katalanas për të transmetuar argumentet e tyre në kuadër të vendimit përfundimtar që pritet të vijë në fillim të vitit 2017.

    Përgjigja e Madridit vjen me kërkesë të qeverisë spanjolle, që kundërshton çdo nxitje për pavarësi të rajonit. Parlamenti katalanas, ku deputetët pro-ndarjes kanë shumicën, u shpreh në tetor për mbajtjen e një referendumi për pavarësinë nga gjysma e vitit 2017.

    Piudgemont, i zgjedhur në fund të vitit të kaluar president i Katalonjës, ka konfirmuar objektivin e tij për të arritur pavarësinë, pavarësisht kundërshtimin e ashpër nga qeveria spanjolle, që e konsideron këtë nismë si jokushtetuese.

    Në javët e fundit, qeveria e re e kryeministrit Mariano Rajoy është përpjekur të rinisë dialogun me institucionet katalanase, duke ia besuar procesin zëvendësit të tij, Soraya de Santamaria.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark