Insajderi
Biznes

SPAR Kosova mbështet Maratonën “Vrapo Babadimer” – 10 vite traditë, solidaritet dhe ndikim për komunitetin

Insajderi
16 December 2025 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SPAR Kosova mbështet Maratonën “Vrapo Babadimer” – 10 vite traditë, solidaritet dhe ndikim për komunitetin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Maratona humanitare “Vrapo Babadimer” që këtë vit shënon 10-vjetorin me mbi 5000 pjesëmarrës aktiv, vazhdon të jetë një nga iniciativat më të rëndësishme të fundvitit në vend, me një mision të qartë: të sjellë bashkë qytetarët, vullnetarët, bizneset dhe institucionet për të mbështetur ata që kanë më së shumti nevojë.

Për të tretin vit radhazi, SPAR Kosova – rrjeti i supermarketeve që ofron gamë të gjërë të produkteve unike Private Label SPAR dhe me mbi 8000 artikuj tjerë, është krenar të jetë Sponsor Gjeneral i kësaj ngjarjeje të organizuar nga Jusuf Islami. Kjo iniciativë synon të sjell jo vetëm ndihmë momentale, por një ndikim të qëndrueshëm dhe human, duke reflektuar vlerat e SPAR për kujdes në komunitet.

Fokusi human i edicionit të sivjetëm është i shumëfishtë dhe me ndikim domethënës:

  • Mbështetja e 200 familjeve në nevojë me pako ushqimore për fundvit.
  • Përkrahja e fëmijëve në repartin e Hemato – Onkologjisë, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e mbështetjes morale dhe materiale.

Besa Osmani Spahiu, Udhëheqëse e Marketingut në SPAR Kosova, theksoj: “Për SPAR-in, përgjegjësia ndaj komunitetit nuk është vetëm angazhim — është detyrim moral. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë njerëzve, të fuqizojmë ata që kanë nevojë dhe të investojmë në një shoqëri më gjithëpërfshirëse”

Edicioni jubilar “Vrapo Babadimer – 10 vite, një mision” dëshmoi qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe ndikimin afatgjatë të kësaj iniciative humanitare, duke krijuar vlera të matshme sociale dhe duke forcuar partneritetet strategjike me institucione vendore dhe ndërkombëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark