Specialisti: Pastrimi i shpeshtë i celularit më efektiv se mbajtja e maskës - Insajderi
×
LifeStyle

Specialisti: Pastrimi i shpeshtë i celularit më efektiv se mbajtja e maskës

Insajderi
16 March 2020 - 23:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas një analize nga Journal of Hospital Infection, koronaviruset dhe mikrobet e tjera mund të jetojnë në sipërfaqe si qelqi, metali ose plastika deri në nëntë ditë. Dhe telefonat dihet se kanë më shumë baktere se vendet e tualetit.

Kjo do të thotë, se nuk ka rëndësi sa i latë apo dezinfektuat duart sepsw nëse ktheheni menjëherë dhe merrni një telefon të papastër, ju po ekspozoni potencialisht veten ndaj atyre mikrobeve që menduat se i zhdukët.

Drejtori i shërbimeve mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë në Singapor, Kenneth Mak, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se pastrimi i telefonave celularë ishte një masë më e rëndësishme dhe parandaluese edhe se vënia e një maske për fytyrën.

Duhet të keni kujdes që aparatët celularë të mos i pastrini me dezinfektantë apo alkool, por vetëm me me leckë mikrofibër e cila është lagur në ujë me sapun (kuptueshëm e shtrydhur fort).

SHPËRNDAJE


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark