×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Specialistja e psikologjisë në mbrojtje të Bogujevcit: Këtë ndjenjë ia dëshiroj secilës femër ta përjetojë

    Insajderi
    10 March 2023 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Specialistja e psikologjisë mjekësore, Donika Tahirsylaj-Alidemi ka dalë në mbështetje të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci pas fjalimit të saj në Kuvend.

    Sipas Tahirsylajt, askush nuk ka të drejtë për ta privuar të drejtën e të qenurit nënë.

    “Askush ska të drejtë për ta privuar të drejtën e të qenurit Nënë!!!Të lumtë për inciativën dhe guximin Saranda Bogujevci”, ka shkruar specialistja e psikologjisë në facebook.

    Ndër të tjera ajo ka shkruar se do të jetë gjithmonë në mbështetje të gjitha vajzave dhe grave që marrin lëtë vendim.

    Postimi i plotë:

    Askush ska të drejtë për ta privuar të drejtën e të qenurit Nënë!!!

    Të lumtë për inciativën dhe guximin

    Saranda Bogujevci

    Këtë ndjenjë ia dëshiroj secilës femër ta përjetojë!

    Do të jem mbështetja më e fortë e juaja dhe e secilës femër që e merr këtë hap!!!

    Të lumtë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark