Kombinimi i karakteristikave ose cilësive që formojnë karakterin dallues të një individ përbën personalitetin e tij. Doktoresha dhe specialistja e psikologjisë mjekësore, Donika Tahirsyla-Alidemi ka sqaruar për Insajderin teorinë e…
Kombinimi i karakteristikave ose cilësive që formojnë karakterin dallues të një individ përbën personalitetin e tij. Doktoresha dhe specialistja e psikologjisë mjekësore, Donika Tahirsyla-Alidemi ka sqaruar për Insajderin teorinë e neurologut të njohur,Sigmund Freud mbi personalitetin dhe veçoritë kryesore.
Sipas dr.sci. Spec Tahirsylaj-Alidema, Id-i, Ego dhe Super ego, janë tre elemente të personalitetit të cilat ka përmendur Freud.
Me Id-in, siq thotë psikologia teksa citon psikiatrin Freud, kemi të bëjmë me selinë e energjisë së njeriut.
këtu përfshihet energjia që synon kënaqjen e menjëhershme.
"ID-i: është komponent i lindur i personalitetit dhe “depo” e tërë energjisë psikike të cilën e disponon njeriu, pra id është selia e tërë asaj që është kafshërore, iracionale dhe e pa organizuar brenda njeriut, dhe e cila nuk i njeh ligjet dhe kufizimet. Ajo
që synon kënaqjen e menjëhershme të instinkteve pa marrë parasysh çmimim", tha psikologia Tahirsylaj-Alidemi për Insajderin.
Ndërkaq me "ego", sipas psikologes, kutptohet aft♪7sia e ndërgjegjshme për përceptim. Çshtë ndërmjetësim mes Id-it dhe super egos.
Në ego, gjithçka zhvillohet në bazë të realitetit.
"EGO: përbëhet nga një aftësi e ndërgjegjshme për të perceptuar dhe për tu marrë me realitetin në mënyrë inteligjente. Ajo vepron si ndërmjetës midis id-it (duke i larguar dëshirat për kënaqësi të menjëhershme) dhe superegos (duke pranuar se disa nga forcat penguese të saj nuk janë racionale). Ego vepron në bazën e parimit të realitetit,dhe përpiqet të gjej mënyra të pranueshme nga shoqëria (sipas superegos) për të kënaqur id-in. Në personalitetin e një personi të përshtatur mirë, ego është forca dominante. Ego është organ ekzekutiv i personalitetit, koordinator kryesor i personalitetit", shtoi doktoresha.
Kurse super ego sipas psikologes, zhvillohet më vonë duke qenë nën ndikimin e mjedisit në të cilin jeton një person.
Tahirsylaj-Alidemi tha se në këtë rast, ndërgjegjia ka funksion ndëshkues, rrjedhimisht zgjon ndjenjën e fajësisë.
"Super ego është pjesë e personalitetit e cila zhvillohet më vonë nën ndikimin e mjedisit social me të cilin jeton individi. Super ego është përfaqësues i brendshëm i shoqërisë apo “ndërgjegjja e njeriut”, e ngulitur në personalitetin e tij dhe e zhvilluar nën ndikimin e shpërblimeve dhe dënimeve, varësisht prej sjelljeve. Ndërgjegjja e ka funksionin ndëshkues në rast të mos përshtatjes së veprimeve apo sjelljeve, duke zgjuar kështu ndjenjën e fajësisë dhe të vetë akuzimit, kurse aspekti tjetër konstruktivë – super ego rrjedh nga aktivitetet e dëshiruara shoqërore: zelli, produktiviteti dhe suksesi", pohoi ajo për Insajderin.
Sipas specialistes, psikologët kujtojnë aspektet më të pandryshueshme të një personi sesa ato të rastësishme.
Kësisoji, nuk duhet gjykuar në bazë të personalitetit një reagim i caktuar.
"Sipas psikologëve, kuptojmë aspektet disi më të pandryshueshme të sjelljes së një personi sesa veprimet e rastësishme jokarakterstike.
Çka do të thotë kjo? Nëse një person i qetë dhe i sjellshëm, ofendon në publik, nuk duhet gjykuar menjëherë në bazë të personalitetit, sepse nuk është diçka që e përshkruan atë në përgjithësi. Ajo që e përcakton atë janë sjelljet e tij kur ai vepron në situata kur është vetëm dhe sjelljet e shpeshta", tha tutje Tahirsylaj-Alidemi.