×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Specialja del me njoftim të ri në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    09 May 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një pauze dy javore, nesër do të vazhdojë gjykimi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi që ndodhen në Hagë.

    Gjykimi do të vazhdojë me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

    Me 17 prill Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe të tjerët.

    Dëgjimi i dëshmitarëve në procesin gjyqësor deri më tani është zhvilluar i mbyllur për publikun.

    Deri tani janë dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur, ndërsa dëshmitari i tretë i prokurorisë është paraqitur në gjykatore të enjten.

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

    Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark