Specialja vulos kufijtë e dënimit, 5-25 vjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja vulos kufijtë e dënimit, 5-25 vjet

    Insajderi
    22 April 2025 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur Apeli i Dhomave të Specializuara rivendosi t’ia zbus Salih Mustafës dënimin për 11 vjet burgim, i bëri të qartë edhe kufijtë kohor të burgosjes, për  të gjithë ata që i shpall fajtor.

    Gjyqtarëve në Hagë iu është bërë e ditur se çdo krim lufte mund ta dënoj me së paku 5, e më së shumti 25 vjet, e jo 26 sa ishte dënimi fillestar për Calin, sipas Klan Kosovës.

    Këtë e ka vulosur tashmë edhe Kushtetuesja e Speciales.

    Madje, Vidar Stensland, si kryetar i panelit kushtetues, konstatoi se kjo gjykatë nuk e merr fare parasysh Kodin Penal për ish Jugosllavinë me maksimum dënimi 15 vjet.

    Kushtetuesja e Speciales, e zhvesh këtë institucion nga obligimi për t’ju bindur edhe çfarëdo ligji tjetër të Kosovës.

    I vetmi vendim që ka mbetur të merret nga Dhomat e Specializuara në lidhje me Mustafën është vendi ku do t’i vuajë 10 vitet e mbetura të dënimit.

    Ish komandanti i BIA-s në Zonën Operative të Llapit, nëse kërkon, mund të mos lëvizet nga burgu i Sheveningen, ku aktualisht janë edhe 10 shqiptarë tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark