Specialsat ndërhyjnë në komunën e Graçanicës, policia nuk tregon arsyen - Insajderi
×
Insajderi

Specialsat ndërhyjnë në komunën e Graçanicës, policia nuk tregon arsyen

Insajderi
13 January 2022 - 15:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës kanë kryer një ndërhyrje mbrëmë në ndërtesën e Komunës së Graçanicës.

Mirëpo ende nuk është mësuar se cila ka qenë arsyeja. Gazeta Insjaderi ka pyetur policinë por nuk kanë kthyer ende përgjigje.

E vetmja që ka reaguar ka qenë Lista Serbe.

Sipas tyre, kjo ndërhyrje e pabazë pa asnjë urdhër gjykate, është akt klasik i demonstrimit të forcës në komunën serbe me qëllim të frikësimit të popullit serb, shkruan kosovo online, transmeton Insajderi.

“Në emër të popullit serb nga Kosova dhe Metohia, ne dënojmë fuqishëm inkursionin brutal, të pabazë dhe të paligjshëm të njësive të armatosura të policëve shqiptarë në komunën e Graçanicës në Kosovën qendrore dhe Metohinë, e cila kërcënon rëndë paqen në kjo zone”, thuhet në reagimin e tyre.

“Kjo ndërhyrje e pabazë, pa asnjë urdhër gjykate, është akt klasik i demonstrimit të forcës në komunën serbe, me qëllim të frikësimit të popullit serb. Lista Serbe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë fuqishëm dhunën institucionale ndaj popullit serb. sepse një sjellje e tillë nuk mund të kuptohet ndryshe, dhe heshtja e përfaqësuesve ndërkombëtarë në këtë moment është e papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Tutje, kryesia e Listës Serbe u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të përmbajtur, të mos bien pre e provokimeve dhe “të mos lejojnë që këto lëvizje të turpshme të Prishtinës t’i lëkundin për të qëndruar e për të qëndruar në shtëpi”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark