
Manchester United dhe Lyon zhvilluan një nga ndeshjet më të çmendura që mund të kujtohet në historinë e futbollit. “Djajtë e Kuq” arritën një fitore dramatike 5:4 pas vazhdimeve, në një përballje që ishte e mbushur me emocione, përmbysje dhe gola spektakolarë.
Kur dukej se Lyon po siguronte fitoren me rezultatin 4:2 në vazhdime, disa tifozë të United nuk e përballuan zhgënjimin dhe u larguan nga stadiumi.
Por fati kishte rezervuar një skenar krejt tjetër – United ktheu gjithçka në minutat e fundit, duke përmbysur ndeshjen në mënyrë madhështore.
Tifozët që ishin larguar e festuan jashtë stadiumit me brohorima dhe gëzim, ndonëse humbën nga afër njërën nga përballjet më epike që do të mbahet mend gjatë.
Footage of the Man United fans who left early celebrating their winner outside Old Trafford 😅
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 18, 2025
(via @amorimballl_) pic.twitter.com/c8t7IndO9Q