×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Spektakël i radhës”- reagojnë nga OVL-UÇK’ja pas bastisjes në shtëpinë e Sylejman Selimit

    Insajderi
    07 March 2024 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me bastisjen e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK’së, Sylejman Selimi.

    Klinaku përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur “spektakël të radhës” bastisjen e Speciales, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

    Artan Qerkini, avokat i ish komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka folur pas bastisjes së shtëpisë së klientit të tij nga Prokuroria Speciale, shkruan Insajderi.

    Qerkini ka thënë se Sylejman Selimi nuk është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, por që brenda shtëpisë së tij ka mundur të ketë dëshmi që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

    “Ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Por sipas urdhërit të gjykatës, mendohet se në shtëpisë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, ka thënë Qerkini.

    Sipas Qerkinit, ata kanë vërejtje për mënyrën se si është bastisur shtëpia e Selimit.

    Ai thotë se në këtë mënyrë nuk është dashur të bëhet bastisja, përderisa klienti i tij nuk është në cilësinë e të dyshuarit.

    “Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhërin. Mendojmë që nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe I cenon edhe disa të drejta kushtetuese të personave, sepse nuk mund të cenohet privatësia e një personi nëse ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar”, tha Qerkini. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark