×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    S’përfillet vendimi i Komunës së Prishtinës, vazhdon ndërtimi pa leje i xhamisë në Shkabaj

    Insajderi
    01 February 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imami i Xhamisë së Madhe, Bahri Sejdiu, s’po heq dorë nga ndërtimi i xhamisë në lagjen “Shkabaj” të Prishtinës.

    Visar Duriqi & Besnik Gashi

    Sejdiu në një prononcim për Insajderin ka deklaruar se ndërtimi i Xhamisë në Shkabaj është kërkesë e banorëve tash e 15 vite. I njëjti ka thënë se po vazhdojnë procedurat për aplikim të përfitimit të lejes, ndonëse punimet nuk po ndlaen.

    “Jem duke i vazhdu procedurat e aplikimit për leje dhe marrjen e pronës prej AKP’së. Qikaq kemi na, kurrfarë aty vërejtjet e ato që i kemi prej komunës i kemi shqyrtu me ta edhe vazhdojmë me marrëveshje me komunën. Fondet për ndërtimin e xhamisë janë prej fshatit, bashkëfshatartë përmes Këshillit të Bashkësisë Islame. Idenë na e kemi që 15 vjet për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj, unë jam kanë Këshilltar i BIK’ut në atë periudhë, që 15 vjet na kemi kërkesë për ndarjen e parcelës për xhaminë në Shkabaj. Kjo s’ka ndodhur sivjet pra”, ka deklaruar ai.

    Insajderi ka arritur të sigurojë video për vazhdimin e ndërtimit pa leje të kësaj xhamie, përkundër që Inspektorati i Prishtinës ka kërkuar që të ndërpriten punimet:

    Inspektorati i komunës së kryeqytetit ka thënë se ka shqiptuar gjobë për këtë dhe se është në përgatitje për kallëzim penal për pjesëmarrësit në ndërtim.

    Kjo, pasi që sipas tyre aty po bëhet ndërtim pa leje dhe po dëmtohet parku në Shkabaj.

    “Inspektorati i Kryeqytetit sikurse për çdo rast tjetër edhe për rastin në fjalë ka ndërmarrë veprimet konkrete ligjore sipas autorizimeve dhe kompetencave që ka, ashtu që, nëpërmjet Procesverbaleve të datave 03.01.2024/05.01.2024/08.01.2024 është konstatuar fillimi i punëve ndërtimore si shkalla e ndërtimit të realizuar me ç ‘rast pala është urdhëruar me aktvendim nr.09-354/02-1886/24 dt.03.01.2024 të ndërpresë të gjitha punët ndërtimore duke shqiptuar edhe gjobë mandatore”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

    “Sa kaq, Inspektorati i ndërtimit me dt.09.01.2024 ka nxjerrë aktvendim me  nr.09-354/02-1886/24 për kthimin e gjendjes së mëparshme duke urdhëruar palën të bëjë kthimin e gjendjes së mëparshme dhe përfundimisht ka iniciuar procedurën dhe përgatitjen e kallëzimit penal për pjesëmarrësit në ndërtim. Inspektorati i Kryeqytetit sikurse rastet tjerë edhe këtë rast do të vazhdoj të përcjellë respektivisht inspektoj sipas planit të punës”, vijojnë ata.

    Megjithatë, hoxhë Sejdiu po këmbëngul se ai bashkë me ndërtuesit e tjerë janë në faza procedurale me Komunën e Prishtinës.

    Këshilli lokal i banorëve ka prezantuar planin kadastral të kësaj xhamie, si dhe projektin e saj pranë komunës kryeqytetase. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark