“Albini ka nxjerrë diellin sot”, vetëm një ditë pasi Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, komplimentoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shefi i saj, Edi Rama, ia “largoi” diellin.
Sot, Rama zhvilloi një mbledhje me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku njoftoi shtatë ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.
Ndër lëvizjet kryesore, ai shkarkoi Spiropalin nga posti i ministres, duke caktuar në vend të saj Ferit Hoxhën.
Përveç këtij ndryshimi, Rama ka bërë lëvizje edhe në gjashtë pozita të tjera kyçe.
Në këtë ristrukturim të kabinetit qeveritar:
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm (duke zëvendësuar Elisa Spiropalin).
Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Erjona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Ermal Nufi merr drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.