Spitali i Gjilanit punësoi infermieren kundërligjshëm, denoncon AVONET – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Spitali i Gjilanit punësoi infermieren kundërligjshëm, denoncon AVONET

    Insajderi
    11 August 2023 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    AVONET, ka shprehur shqetësimin pasi sipas tyre Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, ka punësuar infermieren pa përmbushur kriteret e konkursit dhe pa shtetësi të Kosovës.

    Spitali i Përgjithshëm kishte shpallur konkurs për vend të punës për dy tituj të punës për infermiere të përgjithshëm – shkollë e mesme e përgjithshëm të mjekësisë –  tetë (8) dhe infermiere të përgjithshëm bachelor – dhjetë (10), të publikuar me datë 17.08.2021 dhe mbyllja e afatit të aplikimit deri me datën 24.09.2021.

    Sipas hulumtimit të bërë nga AVONET nën dyshimin se infermierja A.A., nuk kishte plotësuar kushtet e kritereve të konkursit të paraparë në njoftimin e konkursit i cili thotë se duhet të plotësoj kushtin për aplikim, që ishin mes tyre:

    1. Letërnjoftimi kopje;
    2. Licenca e punës me afat.

    A.A. , kishte bërë kërkesën për punësim me datën 23.09.2021, duke aplikuar për pozitën infermiere bachelor dhe në aplikacionin e saj nuk ka numër personal, po ashtu adresë së përhershëm nuk figuron dhe për numër kontaktues është ai numër 063 numër të telefonisë serbe.

    Në qasjen në dokumentet publike të sigurojmë se ajo nuk posedon letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe ka vetëm leje qëndrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës me datë 23.07.2021, e që në fakt nuk ka plotësuar kushtin  e konkursit të cilën është i paraparë që duhet të ketë letërnjoftim dhe atë në nenin 8 të Ligjit Nr. 06/L-114 Për Zyrtarët Publik, i cili e parasheh se për të u punësuar: paragrafi 1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë dhe nënparagrafin 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, në këtë rast kjo kandidate nuk ka plotësuar këtë kriter ligjor.

    Është për shqetësim të theksohet se kjo kandidate kishte aplikuar në kërkesën për punësim me datën 23.09.2021, ndërsa me datën 04.10.2021, ju është lëshuar licenca e punës nga oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, që gjatë aplikimit në kërkësën për punësim kjo kandidate nuk e ka poseduar fare këtë licencë pune, e që i bie pas aplikimit kjo ka dorëzuar këtë dokument dhe në konkursin publik thuhet se: aplikacionet e pakompletuar si dhe ato pas afatit nuk do të merren në shqyrtim, e që kusht i konkursit ka qenë licenca e punës me afat“, thuhet në deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark