Spitali në Mitrovicë: Të rinjtë e sulmuar në veri kishin lëndime në kokë dhe fytyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Spitali në Mitrovicë: Të rinjtë e sulmuar në veri kishin lëndime në kokë dhe fytyrë

    Insajderi
    29 November 2022 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë sulmuar katër persona fizikisht në sheshin “Car Llazar”., në Mitrovicën Veriore.

    Dy nga viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Doktoresha Luljeta Zhubi nga Spitali i Përgjithshëm në jug, ka treguar për Gazetën Insajderi mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

    “Policia i ka sjell dje dy persona në spital, kanë pas lëndime nga goditjet që kanë marrë – njëri në kokë, dhe tjetri në hund”, ka thënë ajo për Gazetën Insajderi.

    “Pasi e kanë marrë ndihmën e parë, të dy janë liruar për trajtim në shtëpi, pasi nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim”.

    Ndërsa rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

    “Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

    Sipas njoftimit rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark