Insajderi
Lajme

Shpërthen zjarri në një banesë në Pejë, Spitali: 13 pacientë po trajtohen

Insajderi
21 November 2025 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthen zjarri në një banesë në Pejë, Spitali: 13 pacientë po trajtohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spitali Rajonal i Pejës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, pasi dyshohet se u shkaktuan nga tymi i një zjarri që ka shpërthyer në një banesë sot në rrugën “Bill Klinton”.

Në njoftimin e Spitalit thuhet se shtatë pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa pacientë të tjerë në Emergjencë.

Sipas Spitalit, “pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark