Standardi i dyfishtë i Gjermanisë: Refuzon t’ia njohë vetes gjenocidin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Standardi i dyfishtë i Gjermanisë: Refuzon t’ia njohë vetes gjenocidin

    Insajderi
    11 June 2016 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat gjermane kryen krime ndërmjet viteve 1903 dhe 1908 kundrejt tribuve afrikane Herero dhe Nama në Namibi. Edhe pse Ministria e Jashtme gjermane i ka klasifikuar këto mizori në ish-koloninë gjermane si gjenocid dhe krim lufte, Parlamenti gjerman nuk e ka njohur si të tillë atë, pavarësisht apelimit nga grupet për të drejtat e njeriut

    Kur Parlamenti gjerman njohu zyrtarisht gjenocidin armen javën e kaluar, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, reagoi me potere.

    Por edhe pse politikanët drejtues të Berlinit hodhën poshtë me shpejtësi këto kritika, historianët thanë se të paktën një nga argumentet e tij duket habitshëm bindës.

    Erdogani i kërkoi Gjermanisë që në fillim të merret me historinë e vet përpara se të dënojë vendet e tjera. Dhe ai ngjalli jo pak inat kur specifikisht iu referua një masakre që forcat gjermane kryen ndërmjet viteve 1903 dhe 1908 kundrejt tribuve afrikane Herero dhe Nama në Namibi.

    Edhe pse Ministria e Jashtme gjermane i ka klasifikuar këto mizori në ish-koloninë gjermane si gjenocid dhe krim lufte, Parlamenti gjerman nuk e ka njohur si të tillë atë, pavarësisht apelimit nga grupet për të drejtat e njeriut.

    Disa politikanë gjermanë të rangut të lartë, si presidenti i Parlamentit, Norbert Lammert, publikisht kanë mbështetur grupet për të drejtat e njeriut.

    “Duke i matur me standardet e ligjit ndërkombëtar, shtypja e revoltës Herero ishte një gjenocid”, tha ai në vitin e kaluar, duke e gjykuar përdorimin e forcës nga gjermanët si luftë raciale.

    Në fillim të shekullit të 20-të, Gjermania i konsideroi tributë Nama dhe Herero armiq të rrezikshëm dhe terroristë.

    Të ndikuara nga varfëria dhe uria, dy tributë u rebeluan kundrejt kolonizatorëve gjermanë, që përdorën forcë brutale për ta shtypur revoltën.

    Dokumentet provojnë se ushtarët gjermanë kishin urdhër që të vrisnin të gjithë anëtarët e dy grupeve, pavarësisht nëse ata kishin marrë apo jo pjesë në luftime. Nga 100 mijë anëtarë të këtyre tribuve, vetëm 20 mijë mbijetuan atëherë.

    Fëmijët, gratë dhe burrat, ose u vranë në betejë, ose u dërguan në kampe përqendrimi.

    Historianët argumentojnë se masakra e Namibisë ishte gjenocidi i parë i shekullit të 20-të, që i parapriu masakrës armene dhe Holokaustit.

    Duke folur për revistën gjermane ‘Der Spiegel’, historiani Juergen Zimmerer tha se ishte “diçka e pazakontë që Parlamenti gjerman nuk ka pasur kurajën që ta njohë hapur këtë faj të Gjermanisë”.

    Ekspertë të tjerë argumentojnë se kjo çështje është pak më shumë e debatueshme, sesa thjesht mungesa e dëshirës së Parlamentit që të kalojë një rezolutë, shkruan Gazeta-Shqip.

    Duke folur për faqen e internetit T-online, historiani Ulrich Delius tregon arsyet e moszgjidhjes së kësaj çështjeje. “Gjenocidi ka ndodhur përpara një kohe të gjatë, rreth 100 vite më parë. Por nëse ne e njohim këtë gjenocid, atëherë ne duhet që të paguajmë për dëmet e shkaktuara”.

    Mungesa e konsensusit politik është diçka e pazakontë për një shtet si Gjermania, që në mënyrë rigoroze ka menaxhuar më së miri të tjerë aspekte, të disa prej ngjarjeve më të errëta në historinë e saj, përfshirë edhe krimet naziste.

    Anëtarët e Parlamentit që refuzojnë ta njohin masakrën në Namibi si gjenocid, argumentojnë se termi u fut në ligjin ndërkombëtar vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shumë më vonë pasi krimet kishin ndodhur.

    Ky argument është çuar përpara diku tjetër si një përsiatje kundrejt njohjes së gjenocideve të veçanta. Rasati më i famshëm është ai i Turqisë dhe masakrimit dhe deportimit të rreth 1.5 milionë armenëve që jetonin në perandorinë osmane në vitin 1915.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark