×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano thotë se BE dhe SHBA kërkojnë që Kosova të krijojë Asociacionin ku do të zgjidhet çështja e dinarit

    Insajderi
    13 March 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot se qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA për Kosovën dhe sjellja e organeve të Kosovës “përputhen qind për qind”.

    “Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe sjelljen e qeverisë aktuale të Kosovës, qëndrimet e BE-së dhe partnerëve tanë amerikanë janë 100 për qind konsistente”, ka thënë Stano.

    Ai në këtë mënyrë i është përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe të lajmeve “Beta” nëse BE ndan qëndrimin e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar se Kosova nuk ka shpjegim se pse nuk po e zbaton marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cila do të zgjidhte edhe çështjen e dinarit.

    Këtë e ka thënë Stano i pyetur nëse BE-ja, sikurse edhe amerikanët, beson se ka problem komunikimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, siç ka pretenduar Escobar-i.

    Para vizitës së sotme në Prishtinë, Escobar ka thënë se SHBA asnjëherë nuk ka marrë “përgjigje të plotë dhe të arsyetuar se pse Kosova nuk po zbaton diçka për të cilën është zotuar ligjërisht”.

    “Kosova duhet të ecë përpara me atë çështje”, ka thënë ai, duke shtuar se “Asociacioni nuk është Republika Serbe e re, nuk është shtet brenda shtetit, nuk ka pushtet ekzekutiv dhe nuk ka pengesa kushtetuese për formimin e saj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark