Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane të kafesë, “Starbucks”, Howard Schultz, tha se ka planifikuar të punësojë 10,000 refugjatë në 75 vende, gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.
Këtë njoftim ai e bëri pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar javën e kaluar një urdhër ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së refugjatëve në ShBA.
Urdhri ka shkaktuar kritika ndërkombëtare dhe zemërim tek aktivistët e të drejtave të njeriut.
Starbucks tha se përpjekjet për punësim do të nisin në SHBA, duke u përqendruar fillimisht tek individët që kanë shërbyer me trupat amerikane si përkthyes dhe personel mbështetës në vende të ndryshme.
Për pasojë, një grup i përdoruesve në Twitter po bën thirrje për bojkotimin e Starbucks.
“Derisa presidenti Trump po punon për vende pune për amerikanët, shefi ekzekutiv i Starbucks dëshiron të punësojë 10,000 refugjatë”, ka shkruar një përdorues i Twitterit me emrin Scott Pressler.