Insajderi
Biznes

Stavileci sot LIVE në Facebook me qytetarët për projektin Kosova e Re

Insajderi
22 March 2017 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot duke filluar nga ora 14:00, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë një debat direkt me qytetarët për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

“Për t’u siguruar që projekti i Termocentralit “Kosova e Re’ merr njohjen dhe transparencën e plotë dhe të nevojshme, dhe për t’u përgjigjur në të gjitha pyetjet e mundshme nga mediat, dhe qytetarët e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik fton qytetarët në konferencën e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në rrjetet sociale – Facebook dhe Instagram, që në kohë reale të marrë pyetjet e gjithë pjesëmarrësve prezent si dhe qytetarëve të interesuar”, njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Lexuesit e Gazetës Insajderi do ta kenë mundësinë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhen në faqen zyrtare të gazetës në Facebook dhe të bëjnë pyetje për ministrin Stavileci.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik njofton se për ndërtimin e Kosova e Re, pritet të vijë një investim i madh privat që e tejkalon shumën prej 1 miliardë dollarëve, me të cilin do të sigurohet furnizim i mjaftueshëm me energji si një nevojë thelbësore për zhvillim ekonomik, si dhe deri në 10,000 vende të reja pune të përkohshme e mbi 500 vende pune të përhershme, duke i përmbushur kushtet dhe kriteret nga Direktivat e Bashkimit Evropian sa i përket ambientit dhe zhvillimit social.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark