Insajderi
Show

Stenaldo: Unë kam shanse që ta fitoj këtë Big Brother

Insajderi
28 December 2025 - 23:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stenaldo: Unë kam shanse që ta fitoj këtë Big Brother
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para disa ditësh, Stenaldo Mëhilli është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke shënuar një moment historik: për herë të parë në këtë edicion hyn një konkurrent i verbër.

Ai ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të publikut, duke treguar vendosmërinë dhe besimin në aftësitë e tij.

Gjatë një deklarate për konkurrentët e tjerë, Stenaldo u shpreh: “Unë jam përtej gjithë juve. Unë kam shanse për të fituar këtë program sa çka më i miri që është në shtëpi. Për këtë të jeni super të sigurt”.

Reagimet brenda shtëpisë kanë qenë të ndryshme: disa banorë u surprizuan nga besimi i tij, ndërsa të tjerë e shohin si një sfidë të re që mund të ndryshojë dinamikën e lojës.

Megjithëse spektakli sapo ka nisur, pritet që prania e Stenaldos të sjellë dinamizëm dhe debate të reja brenda shtëpisë, duke e bërë këtë edicion të Big Brother VIP Albania një nga më të ndjekurit dhe të komentuarit.

Së fundmi u eliminua konkurrenti i parë i këtij edicioni dhe ajo është Xhodi.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë loja e tyre dhe çfarë strategjie do të ndjekin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark