Stilistja e njohur cak i hajnave, akuzon Policinë e Kosovës për mosprofesionalizëm- thotë se priti katër orë deri i erdhi hetuesi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Stilistja e njohur cak i hajnave, akuzon Policinë e Kosovës për mosprofesionalizëm- thotë se priti katër orë deri i erdhi hetuesi

    Insajderi
    01 April 2025 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stilistja e njohur shqiptare, Yllka Brada, është përballur me një ngjarje të pakëndshme të shtunën pasdite. Vetura e saj është thyer dhe sendet personale i janë vjedhur.

    Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë përvojën e saj, duke shprehur zhgënjimin ndaj reagimit të institucioneve përgjegjëse.

    Brada ka treguar se pas incidentit ka pritur për orë të tëra që një hetues të mbërrinte në vendin e ngjarjes, por ka marrë vetëm një dokument formal, pa ndonjë ndihmë konkrete.

    Te shtunën pasdite, në vendin e punës, ma kanë thyer veturën dhe më kanë vjedhur të gjitha gjërat personale! Katër orë kam pritur që të vijë hetuesi në vendin e ngjarjes dhe vetëm më ka lëshuar një letër të pavlerë! Sot, që dy orë, ende jam duke pritur që të dalë dikush për të më dhënë një vërtetim që më janë vjedhur dokumentet! Do të thotë, miq, shtet i lodhur!!! Faji mbetet i askujt, dëmi i imi, siguria iluzion, e humbja e kohës dhe nervave – gjë normale”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark