Stoli ari, argjendi e disa ora - Policia kap të dyshuarin për vjedhje të rëndë në Suharekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoli ari, argjendi e disa ora – Policia kap të dyshuarin për vjedhje të rëndë në Suharekë

    Insajderi
    10 April 2024 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë më parë, në raportin e policisë u raportua për një vjedhje të rëndë në fshatin Sopijë të Suharekës, pas kësaj policia ka ndërmarrë veprime, shkruan Insajderi.

    Përmes raportit 24 orësh, bëhet me dije se njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 09.04.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër mashkull kosovar.

    Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e stolive të arit, argjendit dhe disa orë dore.

    Po ashtu në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë, thuhet në raport.

    Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark